29 Mars 2024

MPB hapi fushatën njëmujore kundër trafikimit me qenie njerëzore

Prishtinë, 18 tetor - Ministria e Punëve të Brendshme ka mbajtur konferencë me rastin e shënimit të Ditës evropiane Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore.

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Flamur Sefaj, tha se trafikimi me qenie njerëzore është skllavëri moderne dhe se është një problem ndërkombëtar që ka përfshirë edhe vendin tonë.

“Për të luftuar në mënyrë sa më efikase këtë krim, MPB ka përgatitur disa dokumente, në veçanti Strategjinë Kombëtare Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore dhe Planin e Veprimit”, bëri të ditur ministri Sefaj duke ftuar të gjithë akterët vendorë dhe ndërkombëtarë që veprojnë në Republikën e Kosovës, për t’iu bashkangjitur luftimit kundër trafikimit me qenie njerëzore.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, tha se parandalimi i këtij lloj krimi specifik duhet të ndodhë me të gjitha mjetet ligjore që i parasheh legjislacioni më fuqi.

“T’i identifikojmë dhe ndëshkojmë bartësit e këtij krimi. Kapaciteti ynë veprues dhe ekspertiza jonë duhet të avancohet. Me rëndësi është edhe bashkëpunimi rajonal dhe me BE-në”, tha kryeministri Haradinaj.

Shefja e Zyrës së BE-së/Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së, Nataliya Apostolova, tha se parandalimi dhe lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore është një nga prioritetet kryesore të BE-së.

"BE-ja është e përkushtuar të ndihmojë Kosovën në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, duke sjellë përvojat dhe ekspertizën e saj. BE-ja është duke financuar në Kosovë një projekt në vlerë prej 1 milion euro që ka për qëllim luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore."

"Përveç kësaj, një thirrje për propozime do të publikohet së shpejti për të mbështetur organizatat e shoqërisë civile në sjelljen e asistencës direkte për viktimat e trafikimit", tha Apostolova.

Në emër të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Stephen Banks, Këshilltar për Çështje Politike, Ekonomike dhe të studimit të Ligjit përgëzoi institucionet e Republikës së Kosovës në luftimin e trafikimit me qenie njerëzore, duke ofruar mbështetjen e mëtejmë të ShBA-ve.

Fushata Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore e organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, do të zgjasë një muaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)