19 Prill 2024

MPB fillon takimet informative për menaxhimin e migrimit

Prishtinë, 14 nëntor - Ministria e Punëve të Brendshme me mbështetjen e projektit të binjakëzimit të financuar nga BE-ja “Fuqizimi i institucioneve të Kosovës, në menaxhimin efektiv të migrimit”, do të mbajë takime në kuadër të fushatës të vetëdijesimit për parandalimin e migrimit të parregullt.

Me këtë rast, në kuadër të këtyre aktiviteteve, sot do të mbahet ligjëratë me studentë si dhe me qytetarë të interesuar në këtë temë në objektin e universitetit të Prizrenit.

Po sot MPB në bashkëpunim me Universitetin e Gjakovës do të mbajn takim informativ në Gjakovë, në Shkollën Publike të Muzikës “Prenk Jakova" .

Projekti i Binjakëzimit, pjesë e të cilit është kjo fushatë, financohet nga Bashkimi Evropian, dhe implementohet nga Holanda si partner kryesor dhe Austria e Suedia si partnerë mbështetës në emër të Bashkimit Evropian, dhe Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, respektivisht me Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migrim, departament i cili po implementon këtë fushatë vetëdijesimi në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Integrimit Evropian. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)