18 Prill 2024

MPB e përkushtuar për siguri të të gjitha komuniteteve

Prishtinë, 12 nëntor - Ministri i Punëve të Brendshme, z. Ekrem Mustafa ka pritur në takim nënkryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga komuniteti turk, z. Fikrim Damka, me të cilin diskutuan për bashkëpunimin mes MPB-së dhe Kuvendit të Kosovës.

Me theks të veçantë u diskutua sa i përket komunitetit turk në Kosovë, sidomos sa i përket përfshirjes së tyre në institucionet e sigurisë. Ministri Mustafa vuri në dukje se në të gjitha angazhimet komunitet janë në kushte të barabarta me të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se në Kosovë ka një harmoni të bashkëjetesës të të gjithë komuniteteve dhe të gjithë kanë sigurinë e nevojshme për të jetuar dhe vepruar pa paragjykime të përkatësisë etnike fetare etj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)