28 Mars 2024

MPB e përkushtuar në luftimin e të gjitha llojeve të krimit në Kosovë

Prishtinë, 23 dhjetor - Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt takimi i radhës i grupit punues kundër Krimit të Organizuar. Takimin e hapi koordinatori nacional Kundër Krimit të organizuar, njëherit zëvendësministër i Punëve të Brendshme, z. Selami Shkodra.

Në këtë takim u diskutua për aktivitetet që janë ndërmarrë në luftën kundër kësaj dukurie dhe për përpjekjet maksimale në luftimin e të gjitha llojeve të krimit në Kosovë.

Zëvendësministri Shkodra tha se nuk do të duhej të ketë vakum institucional dhe inkurajoj institucionet e vendit që të  vazhdojnë me përkushtim të shtuar në këtë drejtim.

Në këtë takim u diskutua raporti përmbledhës vjetor K2 dhe K3, si dhe u vendos të bëhet vlerësimi i Planit të Veprimit të Strategjisë kundër Krimit të Organizuar në muajin shkurt të vitit 2020.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)