23 Prill 2024

MPB dhe komuna e Obiliqit nënshkruan memorandum të bashkëpunimit

Prishtinë, 8 gusht - Ministria e Punëve të Brendshme dhe Komuna e Obiliqit nënshkruan sot Memorandum Bashkëpunimi. Memorandumi u nënshkrua nga ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi dhe kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi.

Qëllimi i memorandumit të bashkëpunimit është lejimi i shfrytëzimit të hapësirës së paraparë në ndërtesën  e MPB-së/ARC-së, që është në territorin e komunës së Obiliqit, për Zyrat e Gjendjes Civile.

Në bazë të këtij memorandumi, krahas shërbimeve për aplikim për lëshimin e letërnjoftimeve, pasaportave, patentë shoferëve dhe regjistrimit të automjeteve, kjo hapësirë do të shfrytëzohet edhe nga Zyrat e Gjendjes Civile, të cilat e bëjnë regjistrimin e fakteve të lindjes martesës dhe vdekjes,  si dhe lëshimin e dokumenteve tjera të gjendjes civile të përcaktuara me legjislacionin përkatës në fuqi.

Pas nënshkrimit, ministri i MPB-së, z. Bejtush Gashi dhe kryetari i Obiliqit, z. Xhafer Gashi, theksuan se ky memorandum po bëhet me qëllim të ofrimit sa më të mirë të shërbimeve për qytetarët të cilët do të kenë mundësi që brenda një objekti t’i nxjerrin 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)