19 Korrik 2019

Molliqaj është arrestuar për shkak që ka sulmuar komandantin e policisë

Prishtinë, 13 maj - Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ndaj të dyshuarit Dardan Molliqaj më 22.10.2015, është pranuar kallëzimi penal i ushtruar nga Policia e Kosovës, në drejtim të veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, nga neni 410 paragrafi 1 të KPRK-së.

Prokurori i cili aktualisht është duke e trajtuar këtë rast, më 02.10.2017, ka marrë aktvendim për fillim të hetimeve, pasiqë ekziston dyshimi i arsyeshëm se, më 12.10.2015, rreth orës 21:30, para stacionit policor Qendra në Prishtinë, i dyshuari Dardan Molliqaj ka sulmuar një zyrtar policor-Komandantin e këtij stacioni policor, D.I., ashtuqë i njëjti përkundër disa ftesave të dërguara nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, për t’a siguruar deklaratën e tij, nuk është paraqitur dhe asnjëherë nuk e ka arsyetuar mos paraqitjen e tij në intervistim.

Prokurori i çështjes, më 10.04.2019, ndaj D.M., ka ushtruar kërkesë për lëshim të urdhërarrestit për sigurimin e prezencës së tij në Prokurorinë Themelore në Prishtinë. Duke vepruar sipas kërkesës së prokurorit të çështjes, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 12.05.2019, ka lëshuar urdhërarrest, i cili është zbatuar sot, më 13.05.2019, në ora 10:00, si dhe i dyshuari i lartcekur është intervistuar e më pas është liruar në procedurë të rregullt. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 korrik 2019 - Ekipi i Luftimit të Brigadës së Këmbësorisë së 44-të, Garda Kombëtare e Ushtrisë së New Jersey do të marrë komandën e MNBG-E nga Ekipi i Luftës së Brigadës së 29-të të Mbrojtjes së Këmbësorisë, Gardës Kombëtare të Ushtrisë së Hawaii ku menjëherë pas ceremonisë do të mbahet një konferencë shtypi. (Camp Bondsteel, ora 9:00)

- Klinika e Kirurgjisë Vaskulare, në bashkëpunim me Katedrën e Kirurgjisë dhe Fakultetin e Mjekësisë mbajnë mbledhje komemorative, me rastin e vdekjes së Prof.dr. Gazmend Shaqiri. (Amfiteatri i Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë, ora 9:00)

- Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës do të mbajë dëgjim publik për Projektligjin e Punës. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të Auditimit të Kompanisë Regjionale 'KRU Prishtina', të Ndërmarrjes Publike ,,Posta e Kosovës", etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim një delegacion prej 56 studentësh të programit Akademia Verore, nga 28 shtete të ndryshme. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Grupi i Aktivisteve protestojnë para policisë në Fushë Kosovë për të mos lejuar që përdhunimet e vrasjet të fshihen brenda mureve të Policise dhe Prokurorise që sipas tyre më së paku i mbrojnë. (Marrshimi nis nga lagja Meshari te pazari për të vazhduar drejt stacionit policor në Fushë Kosovë, ora 14:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)
 
- Matt Taylor, regjisor i “Rick & Morty Exquisite Corpse”, prezanton filmat e animuar në kuadër të Festivalit Ndërkombëtarë të Filmit të Animuar - Anibar. (Kinema “Jusuf Gërvalla” në Pejë, ora 14:00)

- Në kuadër të aktiviteteve "Ditët e Diasporës 2019" në përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj në Deçan behët hapja e Panairit Verorë 2019. (Qendra e qytetit të Deçanit, ora 16:00)
 
- Fondacioni Lumbardhi prezanton ekspozitën 'Kino e artistit' Vladimir Miladinović. (Kinema Lumbardhi, ora 19:30)

- Fondacioni Lumbardhi organizon koncertin e këngëtares kroate te pop dhe jazz, Vesna Pisaroviç Quartet: "The Great Yugoslav Songbook". (Kinema Lumbardhi, ora 21:00)