25 Prill 2024

Mitrovicë, situata e sigurisë vlerësohet e qetë

Mitrovicë, 22 mars - Përfaqësuesit e strukturave politike dhe të sigurisë vlerësuan të hënën në takimin e Komitetit të Sigurisë, që mbahet çdo dy javë në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, se gjendja e sigurisë gjatë kësaj periudhe ka qenë e qetë. U theksua se nuk pa pasur ndonjë incident që do të reflektohej në gjendjen e përgjithshme të sigurisë.

Ylber Durmishi, drejtor i kësaj drejtorie, i cili të hënën ia ka dorëzuar postin pasardhësit të tij, Bexhet Bala, tha se në përgjithësi në dy javët e fundit ka qenë një gjendje e qetë dhe pa probleme.  Ai tha se manifestimi që është mbajtur nga pjesëtarët e komunitetit serb në veri me 17 mars në përkujtim të trazirave të vitit 2004 ka kaluar pa ekcese. Në këtë kontekst, ai tha se duhet të falënderohen shqiptarët që jetojnë në veri, të cilët janë treguar të matur dhe nuk kanë rënë në provokimet e tyre.

Në anën tjetër, Durmishi, ka përmendur edhe sulmin ndaj veturës së EULEX-it në Zubin Potok. Ai e dënoi këtë sulm dhe kërkoj nga strukturat e sigurisë që të marrin masa për identifikimin dhe arrestimin e sulmuesve.

Ish-drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, ka potencuar me këtë rast si pozitive qarkullimin e shtuar të qytetarëve në të dy anët e lumit Ibër. Ai tha se përditë shihet se është duke u rritur qarkullimi i qytetarëve që kalojnë urën me vetura dhe këmbë dhe nuk ka ndonjë problem.    

Për gjendje të qetë ka folur edhe komandanti i stacionit policor në jug, kap. Bashkim Spahiu, i cili tha se në zonën e tij të përgjegjësisë nuk ka pasur ndonjë incident serioz. Ai përmendi si problem mungesën e një objekti për vendosjen  e pjesëtarëve të këtij stacioni, pasi që objekti që është shfrytëzuar më herët është dëmtuar nga tërmeti. Kap. Spahiu  tha se ata vazhdojnë të shfrytëzojnë dy kontejnerë.

Në anën tjetër, edhe përfaqësuesit e KFOR-it që ishin në takim thanë se gjendja është e qetë. Ata theksuan se kanë marrë masa që edhe manifestimi që është paralajmëruar nga komuniteti serb me 24 mars të kaloj pa probleme. 

Në këtë takim mori pjesë edhe kryetari i komunës, Avni Kastrati dhe nënkryetari Riza Haziri, të cilët falënderuan ish-drejtorin Durmishi për punën e mirë që ka bërë në mandatin e tij. Poashtu ata i uruan sukses edhe drejtorit të ri, Behxhet Bala. Në këtë kontekst, edhe përfaqësuesit e strukturave të sigurisë, si policisë dhe KFOR-it, thanë se bashkëpunimi në kohën sa ka qenë drejtor Ylber Durmishi, ka qenë i shkëlqyer. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)