23 Tetor 2018

Miratohet propozimi për Marrëveshjen e Bashkëpunimit Ndërkufitar me Malin e Zi

Prishtinë, 9 tetor - Kjo marrëveshje pritet të hap rrugën për promovimin e zhvillimit ekonomik të zonave kufitare të Kosovës me Malit të Zi, theksoi Ministrja Hoxha.

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka propozuar për miratim dhe është miratuar në Kabinetin qeveritar, Marrëveshja financiare trepalëshe mes Bashkimit Evropian, Kosovës dhe Malit të Zi për vitin 2017, për zbatimin e programit të bashkëpunimit ndërkufitar në kuadër të Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA II) në mes të Kosovës dhe Malit të Zi

“Marrëveshja mundëson zbatimin e programit të bashkëpunimit ndërkufitar mes dy vendeve në kuadër të alokimit të fondit IPA për vitin 2017. Programi i bashkëpunimit ndërkufitar me fondet e BE-së synon të rrisë bashkëpunimin rajonal dhe të nxis zhvillimin e zonave kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi”, ka theksuar Ministrja Hoxha.

Tematikat e këtij programi, mes dy vendeve të përfshira janë: Promovimi i punësimit, mobilitetit të punës dhe përfshirjes sociale dhe kulturore përgjatë kufijve, Mbrojtja e mjedisit, adaptimet ndaj ndryshimeve klimatike, parandalimi dhe menaxhimi i rreziqeve si dhe Stimulimi i turizmit dhe trashëgimisë kulturore e natyrore.

“Kjo marrëveshje pritet të hap rrugën për promovimin e zhvillimit ekonomik të zonave kufitare të Kosovës me Malit të Zi”, theksoi Ministrja Hoxha duke shtuar se pas këtij miratimi, vazhdojnë hapat tjerë në drejtim të hapjes së mundësive që Kosova të përfitojë fonde të parapara në kuadër të fondeve IPA për bashkëpunim ndërkufitar që për këtë program mbërrijnë në 1.2 milionë euro për të dyja vendet.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 tetor 2018  - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim deputetin e Parlamentit të Gjermanisë, Peter Beyer. (Kabineti i Presidentit, ora 9:00 - vetëm pamje)

- Ministri i Mbrojtjes të Malit të Zi, Predrag Boshkoviç viziton Ministrinë për Forcën e Sigurisë të Kosovës. (Ministria për Forcën e Sigurisë të Kosovës në Prishtinë, ora 9:25)

- Misioni i OSBE-së organizon punëtori për gazetarët me titull mediat në gjykatore në Gjykatat Themelore. (Gjykata Themelore në Prizren, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në të cilën do të behët formimi i grupeve punuese për Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligjin për Shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pret në takim zëvendës-ndihmës sekretarin e shtetit amerikan, Matthew Palmer.  (Kabineti i Presidentit, ora 10:00 - vetëm pamje)

- Me rastin e vizitës së zotit Peter Beyer, deputet në Bundestag, në Kosovë, Ambasada Gjermane organizon një takim me gazetarë. (Ambasada Gjermane, ora 10:00)

- Policia e Kosovës organizon hapjen e  fushatës së titulluar “Dhuna nuk arsyetohet”.  (Sheshi ”Zahir Pajaziti”, ora 10:00)

 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë në të cilën do të behët shqyrtimi i propozimit për mbështetjen e punës së AKI-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon panelin e diskutimit me temë “Performanca e sistemit gjyqësor dhe prokurorial sipas këndvështrimit dhe vlerësimit të qytetarëve". (Hotel Swiss Diamond, ora 10:30)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës pret në takim zëvendës ndihmës Sekretarin e Shtetit Amerikan, Matthew Palmer. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:45)

- Ministri për Forcën e Sigurisë të Kosovës, Rrustem Berisha dhe Ministri i Mbrojtjes të Malit të Zi, Predrag Boshkoviç mbajnë konferencë për media. (Ndërtesa e Ministrisë se FSK-së, ora 10:50)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët shqyrtimi i Propozim - vendimit të Qeverisë për kandidatet për kryesues të Bordit të ZRRE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencën për media në të cilën do të paraqiten rekomandimet e KDI-së, lidhur me të drejtat e punëtorëve në sektorin privat dhe rreziqet me të cilat përballen në vendin e punës. (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Ministrin e Mbrojtjes të Malit të Zi,  Predrag Bošković. (Kabineti i Presidentit, ora 11:20 - vetëm pamje)

- Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë mban onferencën për media e cila i dedikohet rastit të ndodhur në fshatin Studenicë të Komunës së Istogut, vizita e pelegrinëve serb. (Drejtoria Rajonale e Policisë - Pejë  ora 13:00)

- Qendra për Paqe dhe Tolerancë në përkrahje nga OSBE dhe në bashkëpunim me Komunën e Vitisë dhe me shkollat e mesme në këtë komunë organizon aktivitetin e pastrimit të Parkut të Qytetit në Viti. (Parku i Qytetit në Viti, ora 13:00)

 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të behët shqyrtimi i kërkesave të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës lidhur me Projektligjin për Pagat dhe Zyrtarët Publik. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrët qendrore të Vetëvendosjes, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së parë të Shkollës së Lartë Profesionale - Cacttus Education. (Hotel Sirius, ora 15:00)