16 Gusht 2018

Miratohet kërkesa buxhetore e sistemit prokurorial për vitin 2019

Prishtinë, 14 qershor - Është mbajtur takimi i njëqindepesëdhjetetre i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i udhëhequr nga kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Blerim Isufaj.

Në këtë takim KPK ka zgjedhur Valon Jupa, Drejtor të Njësitit për Shqyrtimin e Përformaces së Prokurorisë, për një mandat tre vjeçar me mundësi vazhdimi.

Po ashtu, u miratua Kërkesa Buxhetore e sistemit prokurorial për vitin 2019. Paraprakisht miratimit të kërkesës buxhetore i ka paraprirë prezantimi i saj nga kryesuesi i Komisionit për Buxhet, Financa dhe Personel, prokurori Zejnullah Gashi dhe diskutimet e anëtareve të KPK-së.

Po sot, KPK ka miratuar emrat e prokurorëve të propozuar nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dhe prokuroritë tjera, si prokuror përgjegjës për komunikim me media.

KPK në këtë takim ka miratuar opinionin ligjor të Komisionit për Çështje Normative lidhur me pagesat në procedurën e ndërmjetësimit.​

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 Gusht 2018 - Ministri i Financave Bedri Hamza dhe ambasadori gjerman në Kosovë Christian Heldt nënshkrimit të Marrëveshjes Grant “Shërbime Financiare për Krijimin e Vendeve të Punës në Sektorin e Bujqësisë, Fondi për Garantimin e Kredive III” në vlerë 6.5 milionë euro. (Ministrinë e Financave në ndërtesën e Qeverisë, ora 10:30)

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi takohet me Kryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Nikolin Jaka, për bashkëpunimin ekonomik në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 13:00)

- Kolegjit ISPE mban konferencën e radhës për media ku do të prezantohen fakte të shkeljeve të rënda ligjore  nga Ministri aktual  i MASHT-it dhe Bordi i AKA-së. (Objekti i Kolegjit ISPE, ora 14:00)

- Në kuadër të edicionit të 9-të të Festivalit të filmit të animuar “Anibar”, mbahet panel diskutimi me temën “Sfidimi i stereotipeve gjinore përmes animacionit”.  (Shtëpia e Kulturës në Pejë, ora 17:00)

- Jazz kompozitorja shqiptaro-zvicerane, Elina Duni vjen me performancë në Anibar. (Parku Karagaq në Pejë)