24 Prill 2024

Ministrja Hoxha mirëpret arritjen e marrëveshjes për demarkacionin

Prishtinë, 16 Shkurt – Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka mirëpritur nënshkrimin e marrëveshjes mes Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Lidhur me këtë Marrëveshje, Ministrja Hoxha ka theksuar se “që nga marrja e këtij mandati, e kam theksuar se lëvizja e lirë e qytetarëve duhet të jetë prioritet i yni”.

Ministrja Hoxha mirëpret këtë marrëveshje, duke theksuar se kjo padyshim i hap rrugë ratifikimit të demarkacionit dhe liberalizimit të vizave.

“Mirëpres marrëveshjen mes Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, që padyshim i hap rrugë ratifikimit të demarkacionit dhe liberalizimit të vizave”, ka theksuar Ministrja Hoxha.

“Deri më tani, Kosova ka bërë një rrugë të gjatë në plotësimin e kushteve për liberalizim dhe jemi tani para përmbushjes së kushtit të fundit. Falënderoj të gjitha institucionet për angazhim në këtë proces. Le t’u mundësojmë qytetarëve lëvizjen e lirë”, ka theksuar me këtë rast, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)