20 Prill 2024

Ministrja Haxhiu premton angazhim të plotë për sistemin e drejtësisë

Prishtinë, 4 shkurt - Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot ka pranuar detyrën e re për të udhëhequr këtë dikaster, detyrë kjo e cila i është dorëzuar nga ministri i deritanishëm Abelard Tahiri.

Gjatë ceremonisë zyrtare të pranim-dorëzimit të detyrës, ministrja Haxhiu tha se me angazhim të plotë dhe vullnet do të adresohen të gjitha synimet që kanë për qëllim përmirësimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë.

“Ministrinë e Drejtësisë e presin sfida dhe natyrisht nga z. Tahiri u njoftova për punët e deritanishme dhe ato të cilat na presin tutje. Natyrisht është detyrë e re, përgjegjësi e re, por jam e bindur që me angazhim të plotë, pa kursim dhe me vullnet do t’i adresojë përpara të gjitha synimet që i kemi”, deklaroi ministrja Haxhiu.

Ministrja Haxhiu tha se fokus i saj dhe i Qeverisë Kurti në sistemin e drejtësisë do të jetë edhe çështja e noterëve, vetingu në drejtësi dhe Rishikimi Funksional i Sektorit të Sundimit të Ligjit.

“ Unë besoj se sistemi i drejtësisë nisë të çlirohet në momentin kur ne adresojmë Vetingun. Besoj që kjo do të jetë njëra prej sfidave më të mëdha me të cilën do të ballafaqohet Ministria e Drejtësisë”, tha ministrja Haxhiu.

E para e Ministrisë së Drejtësisë, Haxhiu premtoi bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës, institucionet e drejtësisë, Shërbimin Korrektues të Kosovës, shoqërinë civile dhe mediat.

Ndërsa ministri i deritanishëm Abelard Tahiri ka uruar ministren e sapo emëruar të Drejtësisë, Albulena Haxhiu të cilës i ka ofruar bashkëpunim nga pozita e deputetit në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ministrja Haxhiu, pas kësaj ceremoni ka vizituar të gjithë departamentet e Ministrisë së Drejtësisë duke u njoftuar më afër me punën e tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)