18 Prill 2024

Ministrja Haxhiu anulon konkursin për noterët

Prishtinë, 20 shkurt - Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kthyer në pikën zero procesin e provimit të noterisë, proces ky  i nisur nga qeverisja e kaluar e qe ishte shoqëruar me shumë parregullësi, ndërhyrje e përzgjedhje selektive pa meritokraci.

“Procesi për organizimin e provimit të noterisë. Sipas legjislacionit provimi organizohet duke pasur parimin e transparencës dhe objektivitetit që të garantohet një proces i drejt. Në anën tjetër një proces ska pas as transparence dhe unë si ministri nuk mund të shtyje përpara një proces i cili është përcjellë me parregullsi dhe humbje të besimit dhe një proces nga pjesa dërmuese që kanë kaluar provimin janë militant partie apo familjar të tyre”, ka thënë Haxhiu.

“Prandaj sot kam marr vendim që ta anulojë këtë proces të shpallur me 19 Prill 2019 dhe të gjitha pagesat që janë paguar nga kandidatët do të kthehen”, ka thënë Haxhiu

Haxhiu tha se është shfuqizuar edhe emërimi i komisionit për zgjedhje të noterëve.

“Konkursi do të shpallet sa ti bëjmë disa procedura tona të brendshme dhe vendimi i dytë është që në kemi shfuqizuar vendimin për emërimin e komisionit për zgjedhje të notereve dhe anëtarët që janë zgjedhur nga ish ministri ata kanë mandat 3 vjeçar por ne e kemi shfuqizuar. Anulimi i këtij procesi do të udhëhiqet nga transparenca dhe ky vendim është sinjal i qartë që procese të tilla nuk do të ndodhin asnjëherë”, tha ajo.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)