28 Mars 2024

Ministria e Mbrojtjes nënshkruan Memorandum me Forcat e Armatosura të Jordanisë

Prishtinë, 23 dhjetor - Pas procesit paraprak bashkëpunues përgatitor, sot u zyrtarizua partneriteti bilateral në mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Jordanisë në fushën e mbrojtjes.

Memorandumi i Mirëkuptimit u nënshkrua në distancë për shkak të rrethanave  të krijuara nga pandemia COVID-19, nga shefi i shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Jordanisë, gjeneral major Yousef A. Alhnaity,  në emër të palës jordaneze dhe komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, me autorizim dhe  të ministrit Quni, në emër të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.

Si marrëveshja bilaterale e 15-të me radhë e bashkëpunimit të Republikës së Kosovës me vendet tjera në fushën e mbrojtjes, ka për qëllim bashkëpunimin në fushat si:  luftën kundër terrorizimit, operacionet paqeruajtëse dhe humanitare, arsimimin dhe stërvitjet ushtarake, hulumtimin në industrinë e mbrojtjes si dhe shkëmbimin e përvojave në nivel ekspertësh.

Të pranishëm gjatë nënshkrimit të Memorandumit përkatës ishin edhe ministri i Mbrojtjes, Anton Quni dhe sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Mbrojtjes,  Rozafë Ukimeraj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)