20 Prill 2024

Ministria e Brendshme nga sot nis pajisjen me letërnjoftime për qytetarët

Prishtinë, 4 dhjetor - Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), përkatësisht Agjencia e Regjistrimit Civil (ARC) ka njoftuar qytetarët e Republikës së Kosovës se ka arritur të siguroj materialin për letërnjoftime duke pas parasysh situatën me pandeminë COVID-19 në të cilën po kalon jo vetëm Kosova por e gjithë bota.

Bazuar në rekomandimet e IKSHP-së dhe vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për parandalimin e përhapjes se virusit COVID-19, MPB ka organizuar institucionin përkatës që pajisja e qytetarëve me letërnjoftime të bëhet brenda dy jave, duke konsideruar se pas kësaj periudhe do të kthehemi në normalitet të pajisjes së qytetarëve me këtë lloj të dokumentit.

Po ashtu, Ministria e Punëve të Brendshme njofton se tanimë për rastet që kanë qenë në pritje ka filluar shpërndarja e letërnjoftimeve nëpër qendrat përkatëse.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)