19 Prill 2024

Ministri Veliu priti në takim përfaqësueset e UNDP-së në Kosovë

Prishtinë, 19 qershor - Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka pritur sot në takim Koordinatoren për Zhvillim të OKB-së në Kosovë, znj. Ulrika Richardson, përfaqësuesen e Përhershme të UNDP-së në Kosovë, znj. Maria Suokko dhe znj. Marta Gazideda, Zëvendës Koordinatore e Programit dhe Menaxhere e Portfolios për Qeverisje.

Në këtë takim fokusi i diskutimit ishte situata aktuale e ballafaqimit me pandeminë COVID-19 dhe bashkëpunimi mes UNDP-së dhe MPB-së.

Ministri Veliu theksoi se tashmë institucionet e Kosovës përgjegjëse për menaxhimin e kësaj pandemie kanë publikuar një “Manual për mbrojtje nga përhapja e virusit COVID-19”, dhe i njoftoi pjesëmarrësit se kanë marrë të gjitha masat e duhura për parandalimin e përhapjes së pandemisë tek shërbyesit civil.

Gjithashtu, në këtë takim u shpreh edhe një herë gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit mes  UNDP-së dhe MPB-së edhe në çështjet tjera ekonomike dhe shoqërore.

Në fund të këtij takimi, përfaqësuesit e OKB-së dhe UNDP-së në Kosovë, vlerësuan lartë punën e institucioneve të Republikës së Kosovës për menaxhimin e kësaj pandemie dhe theksuan se do të vazhdojnë t’i mbështesin edhe më tej.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)