29 Mars 2024

Ministri Veliu inkurajon sindikatën e Policisë që të luftoj dukuritë negative

Prishtinë, 6 shkurt  - Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Agim Veliu ka pritur në takim nënkryetarin e sindikatës së Policisë së Kosovës, z. Shaban Tasholli.

Në këtë takim u diskutua për kushtet e përgjithshme të Policisë së Kosovës, rolit që kanë sindikalistët për përmirësimin e kushteve të tyre të punës dhe modaliteteve që do të mund të ndiqen në të ardhmen për krijimin e  kushteve sa më të mira për Policinë e Kosovës.

Me këtë rast ministri Veliu theksoi se në shtetet demokratike roli i sindikatave është kurcial në angazhimin e tyre për përmirësimin e kushteve të punës së punëtorëve. Ai theksoi se në kuadër të prioriteteve të tij dhe vizionit për një polici më të mirë, do të koordinohet ngushtë me sindikatën e policisë, për krijimin e kushteve sa më të mira.

Ministri Veliu vuri në dukje se gjatë mandatit të tij do të vazhdohet përkrahja në profesionalizmin e mëtejshëm të policisë dhe do të inkurajojë që të luftohen të gjitha dukuritë negative brenda policisë. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)