25 Prill 2024

Ministri Tahiri premton rritje të buxhetit për KGJK-në

Prishtinë, 20 shtator - Sot, Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, u takua me Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Nehat Idrizi.

Idrizi e njoftoi Ministrin Tahiri për sfidat me të cilat përballet sektori i drejtësisë, prioritetet e KGJK-së si dhe theksoi përkushtimin e tij për të rritur efikasitetin e punës së Gjykatave në nivel vendi.

Nga ana e tij, Ministri Tahiri ofroi mbështetje të plotë KGJK-së në ushtrimin e mandatit kushtetues dhe ligjor, në mënyrë tërësisht të pavarur.

Ministri Tahiri theksoi se do të angazhohet për të rritur koordinimin institucional nga të gjithë akterët vendimmarrës, në mënyrë që shumë nga sfidat me të cilat ballafaqohet KGJK-ja të gjejnë adresë dhe zgjidhje institucionale.

Ai tha se “do të përpiqet maksimalisht për rritjen e buxhetit për KGJK-në si nevojë e domosdoshme për sistemin gjyqësor. Rritja e buxhetit për sistemin gjyqësor të Kosovës në realitet nuk është shpenzim i buxhetit por investim për fuqizimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës”.

Pas takimit, palët mbajtën një konferencë për shtyp, në të cilën Ministri Tahiri bëri me dije se Ministria e Drejtësisë është në përfundim të tri projektligjeve që do ta fuqizojnë edhe më tej punën e organeve të pavarura gjyqësore, për sundimit efektiv dhe efikas të ligjit.

Ministri Tahiri dhe z. Idrizi bënë të njohur edhe hapat konkret të ndërmarrë për shtrirjen e sistemit gjyqësor në tërë territorin e Republikës së Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)