20 Prill 2024

Ministri Tahiri në Forumin Ministror për Drejtësi dhe Punë të Brendshme

Prishtinë, 4 tetor - Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka udhëtuar sot në Tiranë, ku do të marrë pjesë në Forumin Ministror BE-Ballkani Perëndimor për Drejtësi dhe Punë të Brendshme, të organizuar nga Presidenca Austriake e Këshillit të Bashkimit Evropian.

Ky forum do të fokusohet në reformat në drejtësi në regjionin e Ballkanit Perëndimor, për të pasur identifikim më të mirë të mbështetjes që kërkohet nga BE-ja, me qëllim që sundimi i ligjit dhe vetë sistemi i drejtësisë të sjellin përfitime për qytetarët, gjë që është edhe element thelbësor në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Forumi Ministror BE-Ballkani Perëndimor për Drejtësi dhe Punë të Brendshme është dy ditor, dhe do të mbahet më 4 dhe 5  tetor në Tiranë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)