20 Prill 2024

Ministri Sveçla takohet me Komisionerin për Drejtësi të BE-së, Didier Reynders

Prishtinë, 3 dhjetor - Ministri i Punëve të Brendshme z. Xhelal Sveçla dhe ministrja e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu sot zhvilluan një takim me Komisionerin për Drejtësi të Bashkimit Evropian, z. Dider Reynders. 

Në këtë takim Ministri Sveçla dhe ministrja Haxhiu diskutuan mbi prioritetet e qeverisë së Republikës së Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, sundimin e ligjit, reformat në drejtësi dhe siguri, vetingun në polici e drejtësi dhe ngritjen e integritetit dhe profesionalizmit. Gjatë takimit të dy ministrat, z. Sveçla dhe Haxhiu e njoftuan z. Reynders edhe për progresin e arritur në Kosovë.

Gjithashtu, në këtë takim u diskutua edhe për sfidat e Qeverisë së Republikës së Kosovës në adresimin e problemeve të cilat kanë të bëjnë me forcimin e shtetit ligjor si dhe për nevojën për bashkëpunimin e afërt dhe profesional me partnerët ndërkombëtar.

Në anën tjetër Komisioneri Reynders shprehu interesim për të diskutuar për reformat dhe fuqizimin e shtetit të së drejtës, ndër të tjera theksoi rëndësinë e luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar, drejtësisë së pavarur dhe profesionale si dhe nevojën e një shteti funksional i cili do t’i kontribuonte paqes dhe sigurisë në rajon.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)