23 Prill 2024

Ministri Sefaj rikonfirmoi mbështetjen për zjarrfikësit

Prishtinë, 8 mars - Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, zhvilloi një takim pune me përfaqësues nga Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës.

Në këtë takim u diskutua për mbarëvajtjen, të arriturat dhe  sfidat me të cilat përballën zjarrfikësit e Kosovës si shërbim emergjent i domosdoshëm.

Ministri Sefaj vuri në dukje rolin për misionin human që kanë dhe punën që bëjnë nw shërbim të qytetarëve.

Gjithashtu në këtë takim u diskutua për nevojat dhe kërkesat që kanë zjarrfikësit për përmbushjen e misionit të tyre.

Ministri Sefaj rikonfirmoi mbështetjen e tij për këtë institucion të sigurisë dhe theksoi se është duke u angazhuar për zgjidhjen e statusit juridik të tyre, me qëllim që në të ardhmen zjarrfikësit të menaxhohen nga Agjencia për Menaxhim Emergjent.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)