24 Prill 2024

Ministri Sefaj priti në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë

Prishtinë, 4 tetor - Ministri i Punëve të Brendshme, Falmur Sefaj priti në takim njoftues Ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Bojan Bertoncelj.

Gjatë takimit, u bisedua për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë, për prioritet e MPB-së, dhe  po ashtu u vu në dukje mbështetja për Policinë e Kosovës në ruajtjen e rendit dhe ligjit në Kosovë.

Ministri Sefaj shprehu besimin e tij për vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyeshëm ndërmjet dy vendeve, sa i përket angazhimit të përbashkët të dy vendeve në luftimin e krimit të organizuar.

Ambasadori Bertoncelj po ashtu vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe shprehu përkushtimin e tij që këto raporte të zgjerohen edhe më tutje.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)