25 Prill 2024

Ministri Sefaj nënshkroi protokollin për bashkëpunim rajonal

Shkup, 5 dhjetor - Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës z. Flamur Sefaj, në kuadër të vizitës që pati dje në Republikën e Maqedonisë, qëndroi edhe për një vizitë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup, ku nënshkroi edhe nënshkroi protokollin sa i përket bashkëpunimit rajonal në kuadër të iniciativës “MARRI”.

Me këtë protokoll është  paraparë përmirësimi i procedurave për vendosjen e identitetit për Migrantët e parregullt, të realizuar në kuadër të Iniciativës Rajonale për Migrim, Azil dhe të Huaj “MARRI”, me seli në Shkup, ku Republika e Kosovës është anëtare e kësaj Iniciative.

Në bazë të këtij protokolli do të bëhet shkëmbimi i përkthyesve të gjuhëve të rralla për Migrantët për Shtetet Anëtare të “MARRI” dhe do të respektohet parimi i të drejtave dhe lirive të njeriut  për të ju ofruar shërbimet e përkthimit për Migrantët në gjuhën e tyre.  

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)