24 Prill 2024

Ministri Sefaj kërkon të krijohen programe të avancuara për kontroll të kufirit

Prishtinë, 15 mars - Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt takimi i Bordit për Menaxhimin e Integruar në të cilët u diskutuan pikat sipas rendit të ditës.

Në këtë takim morën pjesë, ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, zëvendësministrat, Isa Xhemajlaj, Milan Radjoevic, drejtori i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, drejtori për Kufi i Policisë së Kosovës, kolonel Shaban Guda dhe përfaqësues tjerë të agjencive dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Me këtë rast ministri Sefaj falënderoi anëtarët e bordit për punën e mirë që kanë bërë dhe  për këtë theksoi do të kenë përkrahjen e tij sa i  përket shtyrjes së politikave në kuadër të menaxhimit të integruar të kufirit të cilat dalin nga strategjia kombëtare e MIK-ut.

“Të gjithë së bashku duhet të shikojmë që në të ardhmen të krijohen programe të avancuara në bazë të koncepteve bashkëkohore për kontroll të kufirit  si formë e avancuar e teknologjisë në mënyrë që të trupat e kontrollit fizik të orientohen në angazhime tjetra”, theksoi ministri Sefaj.

Njëra ndër pikat më të rëndësishme është vlerësimi i rolit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Integruar të Kufirit(QKMK) dhe për mënyrat  se di të zgjidhen modalitet më të mira që ka ky koncept për ofrimin e sigurisë kufitare në Republikën e Kosovës.

Me ketë rast zëvendësministri, z.Isa Xhemajlaj theksoi se do të angazhohet konkretisht për të gjetur modalitetet më të mira sa i përket avancimit të rolit të QKMK-së, e cila ka një përgjegjësi të madhe në parandalimin e krimit në kufi dhe lehtësimin  për qasje në të dhëna për agjencitë e zbatimit të ligjit.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)