29 Mars 2024

Ministri Rrustem Berisha priti në takim ambasadoren e Finlandës, Pia Stjernvall

Prishtinë, 12 shtator - Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë të Kosovës, zotëri Rrustem Berisha, priti sot në takim ambasadoren e Finlandës në Republikën e Kosovës, zonjën Pia Stjernvall.

Në takimin e përbashkët u bisedua për marrëdhëniet e shkëlqyera ndërshtetërore në mes të Kosovës dhe Finlandës, në veçanti për nevojën e inicimit të një bashkëpunimi më intensiv në mes të Kosovës dhe Finlandës në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, përkatësisht në mes të Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Finlandës.

Ministri Berisha fillimisht e falënderoi ambasadoren Stjernvall, për mbështetjen e vazhdueshme që Finlanda ka dhënë për Kosovën, në sferën politike, që nga njohja e pavarësisë së vendit tonë, si dhe mbështetjen diplomatike dhe atë të sigurisë në arenën ndërkombëtare.

Gjithashtu, ministri Berisha, tha se falënderon diplomaten nga Finlanda, për letrën të cilën ajo i solli sot ministrit Berisha, në të cilën, Finlanda ka identifikuar fushat e bashkëpunimit si dhe ka ofruar mundësi për ndjekjen e shkollave dhe qendrave të ekselencës nga pjesëtarët e FSK-së, në të ardhmen.

 Sa i përket të ardhmes së FSK-së, ministri Berisha, tha se shteti i Kosovës dhe Ministria për FSK-në, në vazhdimësi është duke informuar dhe koordinuar me NATO-n, shtetet partnere dhe partnerët strategjikë rreth planit të Kosovës për të ardhmen e Forcës, dhe se për këtë temë do të jemi plotësisht transparent, në mënyrë që vendimet rreth transformimit të FSK-së, dhe të ardhmes së saj, mos ta befasojnë askënd.

Nga ana e saj, ambasadorja e Finlandës, zonja Stjernvall, pasi i dorëzoi letrën për bashkëpunim ministrit Berisha, shprehu gatishmërinë e Finlandës dhe të Qeverisë së Finlandës, për fokus të vazhdueshëm ndaj zhvillimeve në Kosovë dhe rreth Kosovës, si dhe avancimin e bashkëpunimit me Kosovën, në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, si dhe mbështetjen, për ta mbështetur këtë vend mik, në agjendën e saj euroatlantike. 

 
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)