19 Prill 2024

Ministri Quni ndjek nga afër zhvillimin e stërvitjeve fushore të njësiteve të KFT-së

Prishtinë, 6 gusht - Ministri i Mbrojtjes Anton Quni së bashku me gjeneralmajor Enver Cikaqin dhe stafin e tij, sot ka ndjekur nga afër zhvillimin e stërvitjes fushore “Kompania në mbrojtje” të realizuar nga kompania A3 e regjimentit të tretë të forcave tokësore të FSK-së që u realizua në zonën e  Qiqavicës.

Në vazhdim Ministri Quni vizitoi edhe pjesëtarët gjatë demonstrimit praktik të trajnimit „Komando-Bereta“, që është duke u realizuar në zonën e fshatit Ceceli të komunës  së Vushtrrisë.

Për zhvillimin, objektivat e synuar të stërvitjes dhe trajnimit përkatës si dhe kapacitetet njerëzore e teknike të angazhuara, ministrin Quni e njoftoi komandanti i komandës së Forcave Tokësore (KFT) gjeneral Fadil Hadërgjonaj.

Nga ana e tij, ministri Quni, përgëzoi KFT-në duke vlerësuar lart angazhimin edhe në këtë kohë të përballjes me krizën pandemike, në trajnime e stërvitje të niveleve e formateve të tilla, duke treguar nivel të lartë, disiplinë e profesionalizmi për arritjen e  aftësive taktike operuese për realizimin e  misionit dhe detyrave specifike të komandës së forcave tokësore dhe FSK-së në përgjithësi.

“Unë kam marrë raportet e përditshme të punës dhe angazhimit tuaj dhe jam i vetëdijshëm për sfidat dhe vështirësitë nëpër të cilat keni kaluar gjatë kësaj periudhe, por me moral të lartë, kalitje fizike dhe shkathtësitë e duhura profesionale keni arritur t’i përballoni me sukses” tha ndër të tjera ministri Quni.

Trajnimi “Komando-Bereta” është duke vijuar dhe është trajnim në kuadër të planit vjetore të trajnimeve sipas planit të tranzicionit për ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve operacionale për mbrojtjen territoriale të vendit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)