27 Janar 2021

Ministri Quni mori pjesë në Konferencën e Kartës së Adriatikut, A5-SHBA

Prishtinë, 30 nëntor - Me ftesë të Ministrisë së Mbrojtjes së Bosnjës e Hercegovinës, Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni sot mori pjesë në konferencën e Kartës së Adriatikut, A5-SHBA, në nivel të ministrave të mbrojtjes.  

Për shkak të rrethanave të krijuara nga kriza e pandemisë COVID-19, takimi u realizua përmes video-konferencës me pjesëmarrje edhe të ministrave të mbrojtjes nga Bosnja e  Hercegovina, Shqipëria, Kroacia, Maqedonia, dhe Mali i Zi si anëtare të rregullta, përfaqësuesi nga Departamenti i Mbrojtjes së SHBA-së dhe Republika e Kosovës si vend me status të anëtarit vëzhgues.

Konferenca u zhvillua në dy sesione plenare me temat të cilat u fokusuan në programet e bashkëpunimit rajonal të mbrojtjes, me theks të veçantë në pandeminë aktuale COVID-19, ndikimit të saj në performancën e aktiviteteve të planifikuara të institucioneve të mbrojtjes, si dhe epoka post-COVID me rreziqet, sfidat dhe mundësitë.

Gjithashtu, në sesion të veçantë u shqyrtua rëndësia e partneritetit të NATO-s dhe integrimit euro-atlantik në menaxhimin e krizave dhe përballjen e sfidave aktuale të sigurisë.

Në ekspozenë e tij, ministri Quni ofroi informacionet kryesore për ndikimin e pandemisë COVID-19 në Kosovë dhe masat reaguese anti-covid të qeverisë së vendit me institucionet ekzekutive të saj.

Ai theksoi rolin dhe misionin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së me aftësitë dhe kapacitetet e saj operacionale në mbështetjen ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve të vendit në përgjithësi në efektivitetin dhe efikasitetin e masave anti-covid.

Gjithashtu, ministri Quni, i njoftoi homologët e tij edhe me sfidat që ka shkaktuar pandemia COVID-19 në funksionalitetin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe operacionalitetin e përgjithshëm të FSK-së, pastaj procesin e realizimit të objektivave dhe aktiviteteve të planifikuara paraprakisht për periudhën përkatëse, mësimet e nxjerra nga kjo krizë dhe vizionin për të ardhmen.

Lidhur me rëndësinë e partneritetit të NATO-s dhe integrimeve euroatlantike, ai theksoi se, Karta e Adriatikut –SHBA, është iniciativa që përputhet plotësisht me aspiratat tona në procesin e integrimeve euro-atlantike dhe me vullnetin tonë për të qenë anëtare e plotë e saj.

”Ne dëshirojmë të jemi ofrues të sigurisë dhe jo vetëm konsumues të saj. Duam të japim kontributin tonë në të gjitha çështjet që janë brengë e rajonit. Kemi vullnetin ta bëjmë këtë, dhe po ndërtojmë kapacitetet e duhura në këtë drejtim” tha në fund ministri Quni.  

Sipas agjendës, në fund të punimeve, ministrat e Mbrojtjes miratuan Deklaratën e Përbashkët me konkluzionet e konferencës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Dhjetor 2020

 - Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës,  Jusuf  Azemi është I ftuar nga Kryeministri I Kosovës Hoti  në një takim të përbashkët. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:30)  

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj Dimitrije Raçiçeviq për peqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 10:00)

- Lëvizja Vetëvendosje dorëzon ankesë në Gjykatë Supreme ndaj vendimit të PZAP-së. (Pallati i Drejtësisë, ora 11:00)

 

- Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, bën homazhe te Pllaka përkujtimore për hebrenjtë, që pësuan gjatë holokaustit. (Oborri i Qeverisë, ora 11:40)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dorëzon ankesë në Gjykatë Supreme ndaj vendimit të PZAP-së. (Pallati i Drejtësisë, ora 14:00)

- Mahet mbledhja e parë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Rahovecit për vitin 2021. (Salla e Kuvendit Komunal në Rahovec, ora 15:30)

 

- Në kuadër të Festivalit të Dramës Shqipe "Talia e Flakës 2021" organizohet një panel diskutimi me prof. Fadil Hysaj, Jeton Neziraj dhe Besim Ugzmajli, rreth Labortarotit të Dramës Shqipe RKS_KOS Lab 2020-2021. (Skena e vogël të Teatrit të Gjilanit, ora 16:00)