22 Tetor 2020

Ministri Mustafa po merr pjesë në Forumin e Salzburgut

Salzburg, 8 nëntor - Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa mori pjesë në ministerialin e Salzburgut, i cili po zhvillohet në Vjenë të Austrisë. Në ministerial përfaqësohen vendet anëtare të Forumit të Salzburgut dhe vendet mike, mes tyre Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina.

Në këtë Forum u diskutuan çështja e migrimit të paligjshëm, kontrolli kufitar, lufta kundër kontrabandimit me migrant dhe çështjet tjera të sigurisë.

Në këtë takim i cili po udhëhiqet nga ministri i Brendshëm i Austrisë, z. Wolfgang Peschorn, ministri Mustafa theksoi nevojën e bashkëpunimit në mes të shteteve të Ballkanit Perëndimor, vendeve të origjinës së migrantëve, si dhe në nivel të Bashkimit Evropian.

Ministri Mustafa njoftoi shtetet pjesëmarrëse me veprimet që janë ndërmarrë në menaxhimin e fluksit të migrantëve, si dhe veprimet e policisë në luftimin e kontrabandimit me migrantë.

Gjatë konferencës ministri Mustafa u përball disa herë me përfaqësuesen serbe të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila duke përdorë mentalitetin e regjimit të Millosheviqit, u mundua të paraqesë fëmijët kosovarë të kthyer së fundmi nga Siria si terroristë dhe të rrezikshëm për rajonin e Evropën.

Ministri Mustafa kërkoi nga përfaqësuesja serbe që të përmbahet nga deklarata të pavërteta, që nxisin urrejtje dhe të mos përzihet në punët e brendshme të Republikës së Kosovës.  

Përfaqësuesja serbe mbeti e vetmuar në përpjekjet e saja të dështuara për shfaqur të pavërteta të tjera, pasi që nuk iu dha më fjala dhe nuk mori asnjë përkrahje nga të pranishmit.

Ministri Mustafa i njoftoi të pranishmit se kthimi i 110 shtetasve nga Siria, prej tyre 74 fëmijë dhe 32 gra, ka vendosur një standard të ri dhe me këtë Republika e Kosovës ka treguar përkushtim e saj në marrjen e përgjegjësive shtetërore.

Ai gjithashtu theksoi se për këtë operacion Republika e Kosovës është vlerësuar lartë nga SHBA-të, Bashkimi Evropian dhe organizatat ndërkombëtare.

Forumi i Salzburgut është një partneritet i Sigurisë së Evropës Qendrore të Austrisë, Bullgarisë, Kroacisë, Republikës Çeke, Hungarisë, Polonisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë.

Në këtë Forum, shtetet anëtare bashkëpunojnë në fushat e bashkëpunimit policor, migracionit të paligjshëm, mbrojtjen e dëshmitarëve, luftën kundër drogës, sigurinë në trafik dhe fusha të tjera të sigurisë së brendshme.

Ata gjithashtu përqendrohen në koordinimin e pozicioneve dhe avancimin e interesave të përbashkëta në Bashkimin Evropian në fushën e sigurisë së brendshme. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Tetor 2020 - Kryeministri Avdullah Hoti viziton Ministrinë e Shëndetësisë. (Ministria e Shëndetësisë, ora 9:30)

- Lëvizja Vetëvendosje organizon tryezën virtuale më temë 'Sa do të ndikojë moratorimumi një vjeçar për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, në pozicionin ndërkombëtar të Kosovës?' (Online, ora 10:00)  

 - Admovere organizon promovimin e publikimit 'Të Damkosurit e Ballkanit - Shqiptarët dhe Kosova në tekstet alternative gjithëballkanike të historisë'. (Hapësirat e KultPlus Caffe Gallery te Fontana në Ulpianë, ora 10:00)  

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim deputetët e komunitetit joshumicë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora ‪10:30 - vetëm pamje)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë i njofton mediat se nesër do të lansohet data-baza per tregtinë në shërbime. (Ndërtesa e MTI-së, ora 11:00)

- Ministrja e Financave znj.Hykmete Bajrami dhe Auditori i Pergjithshëm i ZKA-së, Besnik Osmani raportojn para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin Vjetor i Auditimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 11:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione takohet me përfaqësues të kompanisë “Kërveshi Partneres” dhe përfaqësuesi te OJQ, “Ngritja e Zërit”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Meliza Haradinaj - Stublla raporton para Komisionit për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në përurimin e adaptimit të rrugës për Komunitetin RAE në rrugën “Rexhep Karaqi”. (Prizren, ora 12:00)

- Fondi për të Drejtën Humanitare dhe KOMRA Rrjeti i Pajtimit organizon debatin mbi Politikat e Kujtesës dhe Praktikat e Përkujtimit në Evropën Juglindore. (Debati do të transmetohet direkt në Facebook dhe Youtube kanalin e KOMRA Rrjeti për Pajtim, ora 17:00)

-  Komisioni Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës dëgjon dëshmitë e Hidajete Pireva, Mjeke, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare-QKMF, Fushë Kosovë, Vlora Maholli, Mjeke, QKMF, Fushë Kosovë dhe Hajrie Hoti, Mjeke, QKMF, Prishtinë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)