12 Nëntor 2018

Ministri Mustafa informohet për aktivitetet policore

Prishtinë, 5 nëntor - Sot në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të PK-së, për një vizitë zyrtare qëndroi ministri i Punëve të Brendshme Ekrem Mustafa, i cili u mirëprit nga Policia e Kosovës.

Në takimin e udhëhequr nga drejtori i Përgjithshëm i PK-së z. Rashit Qalaj, të pranishëm përveç ministrit z. Mustafa ishin edhe stafi menaxherial i PK-së, me të cilët u diskutuan tema mjaft të rëndësishme të cilat kanë të bëjnë me realizimin e objektivave strategjike që ndërlidhen me sigurinë e përgjithshme, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Gjatë këtij takimi u diskutuan edhe çështje tjera me prioritet, si: Ligji për pensionimin e parakohshëm të zyrtarëve të PK-së, Ligji për pagat, mungesa e sigurimeve shëndetësore për PK-në, si dhe çështje tjera me interes të përbashkët ndërinstitucional.

Ministri i MPB-së nga për së afërmi u informua nga drejtorët e departamenteve policore mbi angazhimet, punën dhe aktivitetet policore që janë duke kryer këto departamente.
 
Takimi rezultoi me zotimin e përbashkët për bashkëpunim dhe përkrahje të ndërsjellë, si dhe për angazhime shtesë nga të gjithë të pranishmit, me qëllim të përmbushjes së detyrave dhe obligimeve policore, të cilat janë në interes të qytetarëve dhe vendit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 nëntor 2018 - Ministri i Punës, Skender Reqica, Ministri i MASHT-it, Shyqiri Bytyçi, Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili dhe Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi raportojn para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me zbatimin e Strategjisë Nacionale për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar në Republikën e Kosovës 2013 - 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 10:00)

- Qendra e Inovacionit  dhe Oda Ekonomike Amerikane shënojn Javën Globale e Ndërmarrësisë. (Salla plenare e Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli dhe Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në hapjen e Javës Globale të Ndërmarrësisë. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencën për media në të cilën prezanton një propozim për “Minimumin e një Platforme për Dialogun e Fazës Finale në mes të Kosovës dhe Serbisë” (Grupi për Studime Juridike dhe Politike, përballë Kino ABC, mbi Maxi Market, ora 11:00)

- Qendra e Lëvizjes në Prishtinë mban konferencë për media. (Sheshi "Adem Jashari", ora 12:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit takohet me Kryeministrin, Ramush Haradinaj, Ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe Ministren e Integrimeve Evropiane znj. Dhurata Hoxha lidhur me bashkërendimin e veprimeve lidhur me pakon legjislative dhe procesin e liberalizimit të vizave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-203, ora 13:00 - mediat mund të marrin pamje vetëm në fillim të takimit)

- Komisionin hetimor parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq interviston ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 13:00)

- Në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” do të zhvillohet aksion pastrimi në Prishtinë. (Përreth hapësirave të Shkollës “Model”, ora 13:30)

- Ministri i MPMS-së, Skender Reçica, bën lansimin në konsultime publike të Koncept Dokumentit për Rregullimin dhe Menaxhimin e Fushës së Pensioneve dhe Beneficioneve, të hartuara nga MPMS. (Salla e konferencave në MPMS, ora 14:00)

- Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, mban mbledhje me kryetarët e degëve të LDK-së. (Hotel Sirius, ora 16:00  - konferencë për medie, 17:30)