24 Tetor 2021

Ministri Mehaj udhëtoi për vizitë zyrtare në Turqi

Prishtinë, 16 shtator - Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj udhëtoi për vizitë katër ditore në Republikën e Turqisë, me ftesë zyrtare të homologut të tij, ministrit të Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar.

Gjatë kësaj vizite, ministri Mehaj përveç takimit me homologun e tij, do të realizojë edhe vizita dhe takime në Komandën e Forcave Speciale, Akademinë Ushtarake, si dhe në kompanitë më të njohura turke të industrisë së mbrojtjes.

Gjithashtu, ministri Mehaj do të vizitojë edhe Ambasadën e Republikës së Kosovës në Turqi dhe Qendrën Kulturore Shqiptare në Ankara.

Vizita përkatëse realizohet në kuadër të objektivit të ministrit Mehaj për thellimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit bilateral me vendet tona partnere. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Tetor 2021

- Komisioni i Pavarur i Mediave në bashkëpunim me Departamentin e Gazetarisë të UP-së, me rastin fillimit të javës globale për edukimin mbi median dhe informacionin, organizojnë tryezë diskutimi me temën: “Edukimi Medial - Përmbajtjet e papërshtatshme për fëmijë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi do të mbahet “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, me moton “Së bashku në mbrojtje të viktimave të krimit”. (Hotelin Emerald, ora 10:00)

- GLPS mban tryezë diskutimit me temë “Meritokracia në shërbimin e jashtëm të Kosovës: një sërë rekomandimesh që duhet marrë parasysh”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:30)

- Punëtorët e Lotarisë së  Kosovës mbajnë protestë në të cilën do të kërkohet miratimi i ligjit për Lotarinë e Kosovës. (Para ndërtesës së Qeverisë, ora 11:00)

- Mbahet konferencë për media lidhur me Festivalin e 12 -të i Filmit të Shkurtër Ballkani Përtej Kufijve. (Kino Armata, ora 12:45)

- Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës  do të mbajnë tubim për të diskutuar masat e reja. (Golden Imperial, ora 19:00)