28 Mars 2024

Ministri Gashi premton të gjejë një zgjidhje për statusin e zjarrfikësve

Prishtinë, 13 korrik - Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, priti në takim përfaqësuesit e Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës, ku u diskutua rreth zgjidhjes së qartë të statusit të zjarrfikësve.

Me këtë rast ministri vlerësoi të drejtën e zjarrfikësve për të protestuar në mënyrë paqësore në kërkimin e të drejtave të tyre me mjete demokratike, ndërkohë që i njoftoi për angazhimet e fundit sa i përket zgjidhjes së statusit të tyre.

Ministri Gashi theksoi se është duke bërë përpjekje maksimale që brenda këtij viti të gjejë një zgjidhje sa i përket statusit të zjarrfikësve.

Ai tha se tashmë jemi në fazën e fundit të  gjetjes së një zgjidhje optimale për zjarrfikësit, në mënyrë që krahas cilësisë së reagimit që kanë këta trupa, të kenë edhe statusin e tyre të pranueshëm.

Po ashtu ministri Gashi vlerësoi profesionalizmin e zjarrfikësve në Kosovë që përkundër kushteve me të cilat veprojnë zjarrfikësit, të gjitha rastet e paraqitura tek këto njësi i janë përgjigjur me profesionalizëm.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)