29 Mars 2024

Ministri Gashi mori pjesë në ceremoninë e shënimit të “Ditës së Paqes”

Prishtinë, 12 qershor  - Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Bejtush Gashi, mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 12 qershorit, “Ditës së Paqes”, të mbajtur në Bulevardin “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Gjatë kësaj ceremonie, të organizuar nga Ministria e Forcave të Sigurisë, nën emër të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, u zbulua Memoriali për ushtarët e KFOR-it të rënë në detyrë gjatë viteve në Kosovë.

Qëllimi i këtij Memoriali është që të shprehë falënderimin e popullit dhe Qeverisë së Kosovës për të gjithë ushtarët e KFOR-it të cilët humbën jetën derisa shërbenin në Kosovë që nga viti 1999.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)