19 Prill 2024

Ministri Berisha priti atasheun e Belgjikës Yves Cuvelier

Prishtinë, 26 prill - Ministri për ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK) Rrustem Berisha  priti sot në takim zyrtar atasheun belg të mbrojtjes, kolonelin Yves Cuvelier, në MFSK.

Ministri Berisha dhe atasheu i mbrojtjes Cubelier nga Belgjika diskutuan lidhur me  mundësitë e bashkëpunimit bilateral në lëmin e sigurisë në mes të MFSK/FSK dhe autoriteteve homologe belge dhe zgjerimin e tij edhe në fusha tjera që janë me interes për dy vendet. 

Ministri Berisha e njoftoi atasheun Yves Cuvelier  me zhvillimet e përgjithshme të FSK-së, sukseset gjatë trajnimeve dhe operacioneve të ndryshme si brenda dhe jashtë vendit, përfshirë integrimin e pjesëtarëve të komuniteteve në FSK. Po ashtu, përmendi edhe bashkëpunimin ndërkombëtar me NATO-n, KFOR-in, NALT-in, Gardën  Kombëtare të Ajovës dhe falënderoi shtetin e Belgjikës për përkrahjen e vazhdueshme në rrugëtimin e shtetit tonë.

Atasheu i mbrojtjes, koloneli Cuvelier nga ana e tij shprehu falënderim për mikpritjen e  ministrit Berisha,  duke e përgëzuar për punën e deritanishme të tij në veçanti, si dhe për të arriturat e MFSK/FSK në përgjithësi dhe premtoi thellim të bashkëpunimit edhe në të ardhmen.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)