09 Dhjetor 2019

Mijëra persona nga Shqipëria në Kosovë, mbushet plot kampi në Prizren

Prishtinë, 29 nëntor - Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, njoftoi se Kampi Inovativ Trajnues Kosovaro – Gjerman në Prizren ka mirëpritur banorët e prekur nga tërmeti dhe tashmë është mbushur në të gjitha kapacitetet që ka dhe po angazhohen në evidentimin e personave dhe ofrimin e strehimit.

Në një postim në Facebook, Haradinaj shkroi se në Kosovë kanë arritur mijëra persona nga Shqipëria, të cilët po evidentohen dhe po strehohen qoftë në baza individuale, qoftë në mënyrë të organizuar institucionale.

Sa i përket ndihmave, kryeministri në detyrë apeloi që ato të dërgohen në Kazermën e FSK-së në Prizren dhe pastaj ato do të delegohen në mënyrë të kujdesshme dhe të kontrolluara në vendet ku ka nevojë.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Të gjitha veprimet ndër-institucionale që Kosova ka ndërmarrë pas tërmetit me pasoja tragjike në Shqipëri, kanë qenë të koordinuara dhe në bashkëveprim me të gjitha palët.

Në këto momente, në Kosovë kanë arritur mijëra persona nga Shqipëria, të cilët po evidentohen dhe po strehohen qoftë në baza individuale, qoftë në mënyrë të organizuar institucionale.

Përkitazi për këtë, ne kemi mobilizuar të gjitha mekanizmat e nevojshëm për të menaxhuar situata të kësaj natyre. Tashmë Kampi Inovativ Trajnues Kosovaro – Gjerman në Prizren është mbushur në të gjitha kapacitetet që ka dhe jemi duke u angazhuar në evidentimin e personave dhe ofrimin e strehimit.

Andaj, për t’i evituar të gjitha konfuzionet për këtë mobilizim qytetar të ofrimit të ndihmës dhe grumbullimin e ushqimeve, ju bëjë apel të gjithëve që ushqimin dhe materialet e tjera të nevojshme, t’i dërgojnë në Kazermën e FSK-së në Prizren dhe pastaj ato do të delegohen në mënyrë të kujdesshme dhe të kontrolluara në vendet ku ka nevojë.

Edhe njëherë, angazhimi ynë që nga dita e parë pas kësaj fatkeqësie ka qenë institucional dhe i koordinuar dhe kësisoj duhet t’i menaxhojmë edhe veprimet vullnetmira të qytetarëve tanë!

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 dhjetor 2019 - Qendra Burimore për Persona të Zhdukur, QBPZH me mbështetjen e Ambasadës Britanike dhe Ambasadës Amerikane organizon diskutimin e tryezës së rrumbullakët, në shenjë të shënimit të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut. (Hotel Garden, ora 9:00)

- Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë në bashkëpunim me Programin Aktiviteti për Drejtësi Komerciale të USAID, prezantojn te gjeturat e një studim të ri rreth Perceptimit të Korrupsionit sipas Bizneseve. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Javën Kundër Korrupsion 2019  mban konferencë për media për të publikuar Kalendarin e Aktiviteteve të JKK 2019 ku edhe do përqoj disa mesazhe kryesore për temat të cilat do diskutohen gjatë këtyre pesë ditëve. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kuvendi Komunali Gjilanit mban seancën e jashtezakonshme më pikënn e vetme te rendit të ditës është 'Diskutimi rreth lokaciont të ardhshëm të varrezave të qytetit'.(Objekti i Kuvendit Komunal te Gjilanit, ora 10:00)

- Universiteti i “Kadri Zeka” në Gjilan nënshkruan marrëveshje me  Agjencin Ekzekutive te Komisionit Evropian, për projektin milionësh në programin ERASMUS + Cooperation for Innovation and the exchange of good Practices. (Ambientet e Rektoratit, ora 10:30)

- Save the Childreb bën lansimin i instrumenteve për vlerësimin pedagogjik  të fëmijëve në Kosovë. (Qëndra Burimore Përparimi afër Don Bosko, ora 10:30)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizojnë ekspozitën dhe ceremoninë e ndarjes së çmimeve për garën për fotografinë më të mirë kundër korrupsionit 2019. (Parku Arkeologjik, përballë Muzeut Kombëtar, ora 11:00)

- Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, do të bën promovimin e librit "Turizmi Ndërkombëtarë", nga Prof. As. Dr. Hysen Sogojeva. (Universiteti i Ferizatj, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon një tryezë me temë “Ligji për Mbrojtjen e Sinjalizuesve - Sfidat e zbatimit në praktikë”. (Hotel Sirius, ora 14:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim përmes projektit Mbështetje Përpjekjeve Kundër Korrupsionit do të shënojë Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, duke ndarë shpërblimin për storjen më të mirë gazetareske kundër korrupsionit për vitin 2019. (Kino Armata, ora 18:00)

- Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC Elvana Shala sonte organizon pritjen solemne “Bashkë për të drejtat tona” në bashkëpunim me Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë Jens Erik Grondahl dhe Ambasadoren e Suedisë në Kosovë znj. Karin Hermarck Ahliny. (Swiss Diamond Hotel, ora 18:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe “Betimi për Drejtësi” shfaqin premierën e dokumentarit “Sinjalizuesit e korrupsionit”. (Hotelin Sirius, ora 19:45)