16 Prill 2024

Merita Bina-Rugova zgjidhet anëtare e KPK-së

Prishtinë, 25 mars - Në Prokurorinë e Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) është votuar për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) nga radhët e këtij institucioni prokuroria.

Në bazë të kompetencave ligjore, nga radhët e PSRK-së, nga 15 prokurorë sa ka kjo prokurori, të drejtën për t’u kandiduar për anëtar të KPK-së e kanë shfrytëzuar prokurorët e shtetit: Drita Hajdari, Merita Bina – Rugova, Naim Abazi dhe Valdet Gashi, transmeton Koha.net.

Në këtë proces zgjedhor kanë marrë pjesë të gjithë prokurorët e kësaj prokurorie dhe pas procesit të votimit të rundit të parë dhe numërimit të votave, rezultoi që asnjëri kandidat nuk mori votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur anëtar i KPK-së.

Procesi i votimit u përsërit, duke u mbështetur në rregulloren për zgjedhjen e anëtarëve të KPK-së, me ç’rast të drejtën për t’u kandiduar e fituan Merita Bina – Rugova dhe Naim Abazi, të cilët në rundin e parë morën më së shumti vota - nga 5 secili.

Pas procesit të votimit të rundit të dytë dhe numërimit të votave, prokurorja Merita Bina – Rugova u zgjodh anëtare e Këshillit Prokurorial nga radhët e PSRK-së me 8 vota për, ndërsa kundërkandidati i saj, prokurori Naim Abazi, mori 7 vota.

Procesi zgjedhor në PSRK është zhvilluar pas dorëheqjes së anëtarit të KPK-së nga radhët e kësaj prokurorie, prokurorit Blerim Isufaj.

Zgjedhjet e mbajtura sot në PSRK janë monitoruar nga Ambasada Amerikane në Kosovë dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)