28 Mars 2024

Me urdhër të Prokurorisë ndalon tre persona me 145 kilogram narkotik

Pejë, 30 shtator - Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Krimeve të Rënda, dje më 29 shtator 2018, rreth orës 13:00, është njoftuar nga Policia e Kosovës, përkatësisht nga njësiti për hetimin e trafikimit me narkotik, se në fshatin Veriq të Komunës së Istogut është ndaluar një veturë me rimorkio e cila dyshohet se po transportonte narkotik.

Prokurorja kujdestare e Prokurorisë së Pejës, menjëherë pas marrjes së kësaj informate ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, të cilat kanë rezultuar me gjetjen në rimorkio të rreth 145 (njëqindedyzetepesë) kilogram narkotik, e cila dyshohet  të jetë e llojit marihuan.

Pas kësaj prokurorja e çështjes ka marr aktvendim për ndalimin e tre personave, me dyshimin se kishin për të kryer vepër penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikikotrope dhe analoge” nga neni 273 lidhur me nenin 281 dhe 31 të KPRK-së.

Lidhur me këtë rast kundër të pandehurve do të bëhet kërkesa për caktimin e paraburgimit, do të sekuestrohen mjetet e kryerjes së veprës penale dhe do të ndërmerren të gjitha veprimet hetimore me qëllim të ndriçimit të kësaj çështje penale.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)