19 Prill 2024

Me rekomandim të IPK-së suspendohen pesë zyrtarë policorë

Prishtinë, 17 nëntor - Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht Departamenti i Hetimeve të saj ka filluar një hetim paraprak pas publikimit të një videoje fillimisht në portale.

Hetimet kanë filluar dje sipas detyrës zyrtare (ex officio) lidhur me dyshimin se zyrtarë policorë   kanë kryer veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” e paraparë me nenin 198 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës si dhe veprës penale “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”.

Hetuesit e IPK-së gjatë hetimit preliminar kanë grumbulluar disa dëshmi si dhe kanë identifikuar pesë zyrtarë policorë që dyshohen për këtë rast. Hetuesit e  IPK-së poashtu kanë kuptuar se këta zyrtarë policorë nuk kishin hapur rast lidhur me deklarimin e ankuesit për kanosje.

Në përputhje me ligjin e IPK-së si pjesë e procedurës hetimore Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar dje (16.11.2018) Policisë së Kosovës suspendimin këtyre pesë zyrtarëve policorë të Stacionit Policor Jugu (Drejtoria Rajonale e Prishtinës) deri në përfundim të këtij hetimi.

Sipas rekomandimit të IPK-së që të pesë zyrtarët policorë të dyshuar në këtë rast janë suspenduar nga Policia e Kosovës.

Lidhur me këtë rast është kontaktuar edhe prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe me rekomandimin e të njëjtit ky rast do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)