19 Janar 2019

Me kërkesë të Prokurorisë sekuestrohen mjete shpërthyese

Gjilan, 9 nëntor – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, në bazë të informacioneve të arsyeshme dhe në bashkëpunim dhe koordinim me Gjykatën Themelore në Gjilan dhe Policinë e Kosovës, kanë realizuar bastisje në Komunën e Ranillugut.

Bastisja është realizuar, në shtëpinë e pabanuar dhe objektet përcjellëse, pronë e të dyshuarit J.S., i cili gjatë bastisjes nuk është gjetur në vendin e ngjarjes, me ç’ rast gjatë kontrollimit janë gjetur dhe sekuestruar disa mjete shpërthyese:

·         2 (dy) armë të gjata AK 47,
·         2 (dy) armë të gjata gjysmë automatike,
·         142 (njëqindekatërdhjetedy) fishekë të kalibrit 7.62mm,
·         6 (gjashtë) karikator të zbrazur të armës AK 47,
·         1 (një) vaj për lyerje të armës,
·         21 (njëzetenjë) mbajtës municioni,
·         2 (dy) motorolla të ish policisë,
·         1 (një) jelek të ish policisë,
·         1 (një) litar për lyerje të armës,
·         4 (katër) granata dore,
·         1 (një) sprej lotsjellës, si dhe,
·         2 (dy) shirita banderola RKS për barna.

Për këtë rast do të vazhdohet me procedura hetimore, me qëllim të ndriçimit dhe sqarimit të të gjitha rrethanave lidhur me këtë çështje.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 janar 2019

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 8:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim 120 studentë nga Vjena dhe Venediku nga programi i studimeve  “Europian  Master in Human Rights and Democratisation”. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00 - vetëm pamje)

- Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë, Nevruz Kaptelli me bashkëpunëtoret e tij vizitojnë Sindikatën e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës të cilët së bashku me Këshillin Grevistë Qendror do t'i vizitojnë grevistët e shkollës fillore “Dardania”. (Shkolla fillore Dardania, ora 10:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prishtinë mban konferencë për media. (Zyrat e Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë, Nevruz Kaptelli me bashkëpunëtoret e tij vizitojnë Sindikatën e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës të cilët së bashku me Këshillin Grevistë Qendror do t'i vizitojnë grevistët çerdhes “Gëzimi Ynë”. (Objekti i çerdhes “Gëzimi Ynë” në Prishtinë, ora 11:00)

- Drejtori i Klinikës Emergjente, dr. Basri Lenjani, do të mbajë konferencë për medie. Në konferencë do të jepet qëndrimi zyrtar në lidhje me videon që ka qarkulluar në medie, për kinse mos ofrimin e shërbimeve shëndetësore ndaj një qytetari. (Klinika Emergjente, ora 13:00)