19 Prill 2024

MD e përkushtuar në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave

Prishtinë, 4 maj - Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka takuar sot delegacionin e Komisionit Evropian, të udhëhequr nga Simon Mordue, zëvendës drejtor gjeneral në Drejtorinë e Përgjithshme për Migrim, Punë të Brendshme dhe Shtetësi,  të cilët kanë mision të bëjnë vlerësimin e përmbushjes së kriterit për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Në takim, ministri i Drejtësisë,  Abelard Tahiri, ka njoftuar delegacionin  për punën që është bërë në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave, duke mbështetur Këshillin Gjyqësor dhe Prokurorial me rritjen e buxhetit, në mënyrë që të njëjtit të mund të shtojnë stafin e tyre e rrjedhimisht të rrisin kapacitetet në luftën kundër keqpërdorimit të parasë publike, si dhe hartimi dhe miratimi i një pako ligjesh për gjyqësorin, të cilat e kanë siguruar pavarësinë e plotë,  përgjegjshmërinë dhe llogaridhënien e këtyre institucioneve, aspekte këto të rekomanduara dhe të kërkuara vazhdimisht edhe nga ana e BE-së.

Ministri Tahiri ka theksuar se është fokusuar edhe në mbarëvajtjen e politikës së konfiskimit të pasurisë së përfituar në mënyrë të paligjshme, përgjegjësi direkte e Ministrisë së Drejtësisë.

“Konfiskimi i pasurisë së përfituar në mënyrë të paligjshme, është masë konkrete që dëshmon gatishmërinë e institucioneve për të luftuar krimin dhe korrupsionin, prandaj kjo paraqet edhe fokusin tim primar në këtë drejtim” ka thënë ministri Tahiri.

Ministri po ashtu ka njoftuar ekipin vlerësues për punën që është bërë në hartimin e projekt Kodit të ri penal, punën që po bëhet në hartimin e Kodit të ri të Procedurës Penale, si dhe për Pakon e ligjeve Kundër Korrupsionit.

Ministri Tahiri ka rikonfirmuar edhe njëherë perspektivën e qartë evropiane dhe integruese të  Kosovës, duke theksuar se do të përmbushen të gjitha obligimet që dalin nga ky proces.

“Vërtetë është krijuar një moment i ri në Republikën e Kosovës, për të fuqizuar sundimin e ligjit si dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kjo në radhë të parë është obligim i yni si institucione në raport me qytetarët tanë, me obligimet tona ligjore e kushtetuese, dhe si e tillë do të vazhdojë.  Por në këtë fazë, është shumë e rëndësishme dhe e nevojshme që këto përpjekje të marrin kredencialet e veta edhe në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave.  Prandaj, për fund, uroj që ky mision i juaji të ketë qenë mundësi e mirë e përbashkët, që të ri-konfirmojmë perspektivën e qartë evropiane dhe integruese të Republikës së Kosovës, si dhe qasjen e qytetarëve tanë, pa viza, në zonën Shengen brenda këtij viti, si një imperativ i domosdoshëm për të fuqizuar besimin edhe në institucionet e drejtësisë” ka thënë ministri Tahiri.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)