19 Prill 2024

MBP premton lehtësim te procedurave te pritjeve të gjata të diasporës në kufi

Prishtinë, 29 shtator - Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim zëvendëskryeministrin, njëherësh ministrin e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi me të cilin biseduan për lehtësimin e pritjeve të bashkatdhetarëve tanë nëpër kufijtë, gjatë sezoneve të pushimeve.

Të dy ministrat u pajtuan se Qeveria e Kosovës duhet të bëjë më shumë për Diasporën, gjegjësisht me procesin e blerjes së Kartonit të Gjelbër, i cili deri tashti është blerë në formë manuale dhe do të shikohen mundësitë që të blihet edhe online.
 
Me këtë rast ministri z. Flamur Sefaj ka mirëpritur nismën e Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike.

“Ne jemi të gatshëm të ofrojmë bashkëpunim të plotë me qëllim të lehtësimit të procedurave kufitare për bashkatdhetarët tanë në pikat e kalimit kufitar të Republikës së Kosovës”, tha ministri Sefaj.

Gjatë takimit, ministrat u dakorduan që të krijohet një grup punues ndërmjet palëve të përfshira në këtë proces.

“Mundësitë janë reale për shkurtimin e kohës së bashkatdhetarëve tanë nëpër kufij. Diaspora i sjellë Kosovës rreth 1 miliard euro në vit dhe këtë të mirë t’ua kthejmë duke mos i lënë të presin kur vijnë në shtëpitë e tyre” – ka thënë zëvendëskryeministri Dardan Gashi.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)