22 Shkurt 2020

Mblidhet Këshill Ekzekutiv i Komitetit Lokale për Siguri të Vushtrrisë

Prishtinë, 16 dhjetor - Policia e Kosovës ka bërë ditur Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Preventivë dhe Komiteti Lokal për Siguri Publike (KLSP) nga komuna e Vushtrrisë, organizojnë takimin e nëntëmbëdhjetë të Këshillit Ekzekutiv të Komiteteve Lokale për Siguri Publike (KLSP-së). 

Në takim do të jenë pjesëmarrës zyrtarë nga Policia e Kosovës, anëtarët e Komitetit Lokal për Siguri Publike, përfaqësues nga Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Ambasada e Norvegjisë në Kosovë,  UNDP-i, ICITAP-i, KFOR-i dhe përfaqësues nga shoqëria civile.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 shkurt 2020

- Fillon kampionati ekipor në pingpong. (Salla e pingpongut në Prishtinë, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencën për media ku do të prezantohet punimi me titull “Pesë gjërat që Qeveria e re e Republikës së Kosovës duhet t’i ketë parasysh sa i përket dialogut Kosovë-Serbi”. (Qendra e Konferencave ‘Orion’, ora 10:30)

- Federata e Arteve Mikse Marciale e Kosovës, mban konferencë për medie në prag të organizimit të Kosova Fighting Series 1. (Shtëpia e Sporteve, ora 11:00)

- Anibar International Animation Festival organizon koncertin me "Brumz Blluz". (Kinema Jusuf Gërvalla në Pejë, ora 21:30)