23 Prill 2024

Mbahet takimi i radhës i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Prishtinë, 30 prill - Është mbajtur takimi i njëqindepesëdhjetë i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i udhëhequr nga kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Blerim Isufaj.

Gjatë këtij takimi anëtarët e KPK-së kanë diskutuar dhe miratuar Rregulloren Nr.01/2018 për shfrytëzimin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në sistemin prokurorial të Kosovës.

Po sot, anëtarët e KPK-së morën vendim që përfaqësues ligjorë i Këshillit Prokurorial të Kosovës të jetë Drejtori i Sekretariatit, në mungesë të tij, Udhëheqësi i Zyrës Ligjore.

Më qëllim të implementimit sa me të mirë të Projektit SMIL, gjatë këtij takimi është marrë vendim obligues për stafin e sistemit prokurorial të Kosovës në ndjekjen e trajnimeve lidhur me implementimin e këtij projekti.

KPK sot ka aprovuar kërkesën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës për transferimin e prokurorit Naim Abazi nga Departamenti i Përgjithshëm në Departamentin e Krimeve të Renda të kësaj prokurorie dhe të njëjtin e ka transferuan me afat kohorë 6 muaj.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)