25 Prill 2024

Mbahet takimi i donatorëve franko - gjermanë mbi trafikimin e armëve

Prishtinë, 16 tetor - Ambasadat franceze dhe gjermane organizojnë një takim të iniciativës së koordinimit të donatorëve franko - gjermanë në lidhje me trafikimin e armëve të zjarrit në Ballkanin Perëndimor.

Përhapja e madhe e armëve të vogla dhe të lehta (AVL) në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe sfidat e vazhdueshme në kontrollin e tyre efektiv paraqesin rreziqe për sigurinë rajonale dhe evropiane.
 
Duke njohur nevojën për një veprim më të integruar dhe të koordinuar për të trajtuar çështjet e AVL në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Gjermania dhe Franca kanë nisur një iniciativë të përbashkët të koordinimit të donatorëve mbi tregtimin e paligjshëm të armëve të zjarrit të dhe kontrollin gjithëpërfshirës të AVL-ve. Kjo iniciativë ka një qasje në dy nivele.
 
Një plan rajonal me objektiva specifike dhe të matshëme për të zvogëluar tregtimin e paligjshëm të armëve të vogla deri në vitin 2024, është përpunuar dhe dakorduar nga partnerët e Ballkanit Perëndimor.

Ky dokument përbën bazën për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet komunitetit të donatorëve dhe autoriteteve të Ballkanit Perëndimor. Dokumenti është miratuar zyrtarisht nga kryetarët e shteteve dhe qeverive në Samitin e Ballkanit Perëndimor të Procesit të Berlinit më 10 korrik në Londër.
 
Në nivel kombëtar, takimet e koordinimit të donatorëve të kryesuara nga Gjermania dhe Franca organizohen me të gjashtë partnerët rajonalë këtë vit për të ofruar analiza të përbashkëta nga autoritetet kombëtare dhe partnerët ndërkombëtarë të prioriteteve për të përmirësuar luftën kundër trafikimit të armëve të zjarrit dhe për të identifikuar mundësitë e bashkëpunimit të mëtejmë dhe të programimit të iniciativave të përbashkëta.

Takimet gjithashtu shërbejnë si një kontribut në hartimin e planeve kombëtare të veprimit për zbatimin e Udhërrëfyesit rajonal. Katër mbledhjet e para të donatorëve kombëtare u zhvilluan në Podgoricë më 2 shkurt, në Beograd më 18 prill, në Sarajevë më 5 qershor dhe në Tiranë më 20 shtator.  
  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)