18 Prill 2024

Mbahet takimi i 184-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Prishtinë, 31 gusht –  Nën masat e mbrojtjes nga pandemia dhe përmes komunikimit në distancë, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga kryesuesi i tij, Bahri Hyseni, ka mbajtur takimin e 184-të me radhë.

Në fillim të këtij takimi është mbajtur një minutë heshtje me rastin e vdekjes së ish Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Ali Selimaj dhe Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Esat Ademi.

Po në fillim të këtij takimi, betimin para anëtarëve të KPK-së e ka dhënë anëtari më i ri, Agron Beka i cili është zgjedhur nga Kuvendi i Republikës së Kosovës si anëtar i Këshillit nga radhët e fakulteteve juridike.

Takimi i 184-të ka vazhduar me shqyrtimin dhe miratimin e Raportit “Gjeografia e Krimit 2013-2019”, raport i cili u prezantua nga anëtari i KPK-së Arben Ismajli.

Po ashtu, sot Këshilli ka shqyrtuar dhe miratuar Raportin e Komisionit për Buxhet, Financa dhe Personel, raport i cili u prezantua nga kryetarja e këtij komisioni, Deshire Jusaj. Lidhur me këtë temë, kryesuesi Hyseni ka thënë se buxheti i sistemit prokurorial të Kosovës është shkurtuar edhe për kundër shumë kërkesave dhe arsyetimeve që të mos bëhet shkurtimi i tij.

Ndërsa, Këshilli ka emëruar si ushtrues të detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjakovës, deri në zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri, zëvendëskryeprokurorin e kësaj prokurorie, Ali Uka.

Këshilli gjatë këtij takimi ka marrë vendim për shpallje të brendshme për avancim të 3 prokurorëve në Prokurorinë e Apelit, si dhe ka miratuar pjesërisht Raportin e Komisionit për vlerësimin e performancës së 7 prokurorëve, ku për 2 nga këta prokurorë ka marrë vendim që të bëhet rivlerësimi nga ana e komisionit.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)