24 Prill 2024

Mbahet seminar trajnimi për luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore

Prishtinë, 27 mars - Sot në Akademinë e Drejtësisë së Kosovës, Didier Chabert, ambasador i Francës  në Kosovë dhe Jean-Louis Falconi, Përfaqësuesi i Përhershëm i Francës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe Organizatat Ndërkombëtare në Vjenë, do të hapin një seminar trajnimi për luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Gjatë trajnimit do të prezentohet politika e autoriteteve të Kosovës dhe trajtimi gjyqësor i këtij fenomeni transnacional, si dhe mjetet e bashkëpunimit teknik dhe gjyqësor dhe roli i shoqatave në kujdesjen ndaj viktimave.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)