03 Mars 2021

Mbahet seanca gjyqësore për diskriminim të qytetarit me aftësi të kufizuar

Prishtinë, 20 janar - HANDIKOS ka njoftuar se sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës do të mbahet seanca e parë gjyqësore me rastin e padisë për diskriminim të qytetarit me aftësi të kufizuar, Faruk Kukaj ndaj komunës së Prishtinës.

Padia pra ka të bëjë me diskriminimin me të cilin përballen personat me aftësi të kufizuara për mungesë të qasjes fizike në rrugë dhe hapësira të tjera në Prishtinë.

Jashtë hapësirave përgjatë kohës sa zhvillohet seanca, do të ketë edhe persona të tjerë me aftësi të kufizuara të cilët me parulla në duar do të kërkojnë të drejtat e tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Mars 2021 - Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit në Mitrovicë inauguron projektin “Fuqizimi i autonomisë universitare dhe rritja e llogaridhënies e transparencës së universiteteve të Ballkanit Perëndimor”. (Selia e Kolegjit IBCM, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Enis Ramadani për vepren penale 'Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Avokati i Popullit, Naim Qelaj viziton ekspozitën për fëmijët e vrarë gjatë luftës “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”. (Biblioteka “Hivzi Sylejmani” në Prishtinë, lagjja Dardania, ora 10:00)

- Parlamenti i dytë rural shqiptar organizon konferencë për të diskutuar sfidat dhe veprimet konkrete për mirëqenien e banorëve të zonave rurale. (Platforma Zoom, ora 10:00)

- Pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në Gjilan, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, mban konferencë për media pas takimit të Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19. (Zyra e krytarit Haziri, ora 10:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e shpërndarjes së librave të botuar dhe të blerë me financimin e Departamentit të Kulturës në MKRS. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00)