23 Prill 2024

Mbahet konferenca rajonale për kërcënimet nga ekstremizmi i dhunshëm

Prishtinë, 13 mars - Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) në bashkëpunim me Ambasadën e Mbretërisë së Holandës në Prishtinë organizojnë konferencën rajonale me titull “Kërcënimet nga ekstremizmi i dhunshëm në Kosovë dhe rajon- Çka tutje?”.

Konferenca ka për qëllim të adresoj sfidat kryesore drejt përballjes me ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin në Kosovë dhe rajon, trendet dhe kërcënimet e reja të ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, si dhe identifikimim e masave të reja të bashkëpunimit rajonal për t’u përballur me ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin, luftëtarët e huaj të rikthyer të cilët janë ende të pranishëm në rajon.

Kjo ngjarje do të mbledhë së bashku aktorët rajonal dhe ndërkombëtar të cilët merren me parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina,  si dhe përfaqësues të OJQ-ve, përfaqësues të bashkësive fetare, përfaqësues të institucioneve të zbatimit të ligjit, përfaqësues të Qeverisë, zyrtarë të linjës së parë të C/PVE për të diskutuar rreth praktikave më të mira rajonale të përballjes dhe parandalimit me ekstremizmin e dhunshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)