19 Prill 2024

Mbahet Konferenca për çështjen e të Pagjeturve

Prishtinë, 23 gusht - Qendra Burimore për Persona të Zhdukur organizon një konferencë për çështjen e Personave të pagjetur, me titull “Sfidat në identifikim”.


Konferenca është pjesë e projektit të mbështetur nga Ambasada Britanike në Prishtinë. 


Konferenca do të mbledhë përfaqësues nga organizatat ndërkombëtare, regjionale dhe vendore, gjithashtu edhe familjarë të personave të pagjetur për të diskutuar sfidat me të cilat ballafaqohen në identifikimin e personave të pagjetur. 


Në fund të kësaj konference një ditore, pjesëmarrësit do të paraqesin rekomandimet dhe çfarë të bëhet tutje rreth kësaj çështje shumë të rëndësishme. 


Ambasadori Britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell dhe përfaqësues nga Komisioni i kryqit të kuq ndërkombëtar, UNMIK, udhëheqësit e grupeve punuese nga Prishtina dhe Beogradi, Komisioni ndërkombëtar për persona të zhdukur, EULEX do të marrin pjesë në këtë ngjarje.


  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)