29 Mars 2024

Mbahet konferenca 'FSK dhe Partnerët'

Prishtinë, 1 nëntor - Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK) organizon sot ceremoninë e hapjes dhe punimet e seancës së parë të konferencës 'FSK dhe Partnerët'.

Ky aktivitet ka për qëllim që të mbledhë të gjithë akterët mbështetës të Forcës së Sigurisë së Kosovës me qëllim të koordinimit të mbështetjes së ofruar nga vendet partnere me të cilat MFSK ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

Në hapjen e punimeve të Konferencës do të  marrin pjesë: Kryetari i Parlamentit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, Komandanti i KFOR-it, gjeneral major Salvatori Cuoci, Komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës (SHBA), gjeneral Timothy Orr dhe Drejtori i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s me MFSK/FSK, gjeneral Uwe Becker.

Përveç përfaqësuesve të vendeve partnere, të ftuar në konferencë janë edhe përfaqësues nga Ekipi Këshillues Ndërlidhës i NATO-s,  KFOR-i, përfaqësues nga Ministria e Punëve të Jashtme(MPJ), Ministria e Punëve të Brendshme(MBP), Policia e Kosovës dhe Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave si dhe ambasadorët e akredituar në vendin tonë nga shtete të ndryshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)