18 Prill 2024

Mbahet Dialogu Strategjik Kombëtar kundër trafikut të paligjshëm

Prishtinë, 25 qershor - Nga sot deri në 27 qershor do të zhvillohet Dialogu Strategjik Kombëtar mbi temën e luftës kundër trafikut të paligjshëm.

Nisma është e organizuar nga The Siracusa International Institute for Criminal Justice and Human Rigths, një Organizatë Joqeveritare italiane me qendrër në Siracusa (Itali) e cila merret prej gati pesëdhjetë vitesh me luftën kundër krimit të organizuar transnacional dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në botë.

Nisma do të përfshijë përfaqësues të shumtë të institucioneve më të rëndësishme në vend që janë të angazhuara në luftën kundër fenomenit. Veçanërisht do të marrin pjesë përfaqësues të lartë të Ministrisë së Drejtësisë dhe Financave.

Do të jenë gjithashtu të pranishëm përfaqësuesit e Agjencisë për administrimin e pasurisë së konfiskuar, një përfaqësi e gjerë e departamentit të forcave të policisë të përfshira në luftën kundër krimit të organizuar, funksionarë të doganave dhe shumë përfaqësues të Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës të angazhuar në luftën e këtyre veprimtarive kriminale.

Ceremonia e hapjes do të zhvillohet mëngjesin e 25 qershorit (ora 9:00) dhe do të fillojë me përshëndetjet e mirëseardhjes të Filippo Musca, Drejtor i Përgjithshëm i Siracusa International Institute.

Të pranishëm gjithashtu për përshëndetjet institucionale Shkëlqesia e Tij Piero Cristoforo Sardi, Ambasador i Italisë në Kosovë, Abelard Tahiri, Ministër i Drejtësisë në Kosovë dhe Koloneli i forcave policore në Kosovë, Fahredin Verbovci.

Qëllimi kryesor i nismës është diskutimi me autoritetet e ndryshme kombëtare i sfidave kryesore të vendosura nga trafikimi i paligjshëm në vend, duke zhvilluar në të njëjtën kohë strategji të reja për të luftuar fenomenin në rang ndërkombëtar.

 National Strategic Dialogue, në të vërtetë, është organizuar nga Siracusa International Institute në kuadrin e projektit të tij të titulluar "Forcimi i luftës kundër trafikut të paligjshëm në Evropën Juglindore", që nuk përshin vetëm Kosovën por dhe të gjitha vendet e Gadishullit Ballkanik.

National Strategic Dialogue në Prishtinë është një ndër nismet e shumta që Insituti ka organizuar – ose do të organizojë – në çdo vend të përfshirë në projekt.

Në dhjetor të vitit të kaluar u zhvillua në Siracusa (Itali) takimi i parë ndërkombëtar i projektit, i cili përfshiu përfaqësues të ndryshëm institucionalë të dymbëdhjetë vendeve. Për Kosovën morën  pjesë përfaqësues të lartë të Ministrisë të Drejtësisë, të Këshillit Prokurorial, të forcave të Policisë dhe të Administratës Doganore.

Nisur në vitin 2017, projekti mbështetet nga NVM IMPACT, një nismë e subvencionit global të Philip Morris International që synon mbështetjen e iniciativave të dedikuara luftës së trafikimit të paligjshëm dhe krimeve të lidhura me to.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)