28 Mars 2024

Mashtruesi keqpërdor flamurin e UÇK-së, kërcënon Gërxhaliun

PrishtinÑ‘, 27 gusht - Në qoftëse viteve të fundit ka pas një zë intelektual që e ka karakterizuar guximi i shprehjes dhe argumentimi personal atëherë pa mëdyshje ka qenë Safet Gërxhaliu një bashkëpunëtorë i dëshiruar dhe i kërkuar nga gjithë gazetarët e fushave të ndryshme në Kosovë.

Mirëpo për fat të keq për hir të një qasje kritike, ai ditëve të fundit ka qenë në target të ofendimeve dhe sulmeve, dhe ajo çka është më shqetësuese se sulmi ndaj tij për zërin kritik dhe argumentues vijnë edhe nën flamurin e UÇK-së.

Në jemi dëshmitar i asaj se viteve të fundit Gërxhaliu ka qenë shumë kritik sa i përket proceseve politike, korrupsionin, rëndësisë së zhvillimit ekonomik dhe në veçanti përshpejtimit të proceseve integruese.

Në këtë drejtim ditëve të fundit ka qenë mjaftë aktuale edhe një intervistë e tij, ku në mënyrë të direkte e bën një krahasim në rend të parë, në qoftëse sot nga këta politikanë aktual eliminohet vlera dhe intelektualët atëherë çka paska ndodh me trimat dhe atdhedashësit e vërtetë gjatë luftës? A paskan qenë edhe ata të gjykuar paraprakisht për t’u larguar ose eliminuar?

Për kërcënimin e tij, nga një përdorues i Facebookut me flamurin e Ushtrisë Çlirimtare në fotografi, emër i njohur edhe për redaksinë, Gërxhaliu thotë se, ka qenë target i sulmeve dhe kërcënimeve të ndryshme sidomos përmes Facebokut.

Ai përmend edhe disa sulme të tjera të mëhershme të cilat i kanë ndodhur, madje në një rast edhe e kanë gjuajtur me plumb.

“Unë kam qenë i atakuar në mënyrë direkte, njëherë kur më është gjuajtur vetura dhe më është shpu me plumb, herën tjetër kur më është inskenua një aksident në komunikacion, mirëpo gjitha këto për mua i takojnë të kaluarës."

"Në fund të fundit, në qoftëse familja ime është sakrifiku dhe i numëroj 37 të vrarë gjatë luftës së fundit dhe të sillen njerëzit në këtë mënyrë e dëshmon se sa janë vërtet të djallëzuar, sa janë antikombëtar dhe ata njerëz nuk ia dojnë të mirën as Kosovës dhe ardhmërisë së saj”, thotë Gërxhaliu për gazetën “Bota sot”.

Ai shton se, gjuha e tij është direkte, është e argumentuar dhe aty ku nuk ka vërtet pajtueshmëri atë e thotë dhe në qoftëse dikush apo dikë e pengon një qasje e tillë është shqetësuese.

“Po është e vërtet që kam thënë se kur e shoh si ikin intelektualët nga Kosova kohëve të fundit dhe çfarë zhgënjimi është në mas e kam bë këtë pyetje se çfarë paska qenë fati i trimave dhe atyre që e kanë dashur Kosovën me sinqeritet, mos është dashur ata të largohen nga istikamet, mos është dashur të largohen nga Kosova me të vetmen arsye që Kosovën ta zaptojnë ata që mendojnë se e kanë shtiru, por duhet kuptohet se Kosova është mëritë e faktorit ndërkombëtar, në veçanti Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në veçanti partneritetit të vendeve evropiane, dhe në veçanti sakrificës së popullit."

"Prandaj në këtë drejtim sulmet e tilla nuk do të më zmbrapsin në aspektin intelektual sepse krimi më i madh që sot e bën intelektuali është heshtja e tij. Prandaj, për mua heshtja është krim dhe kritika është nën e të mësuarit dhe jo armiqësi. I pëlqej politikës aktuale apo jo, unë jam ky që jam dhe do të vazhdoj të jem ai që kam qenë”, përfundon Gërxhaliu.

Vlen të thekson se mendimi kritik është i mbrojtur me kushtetutë dhe është vlerë intelektuale si dhe qasja e Gërxhaliut ka qenë gjithmonë se kritika nuk është armiqësi por është “nën e të mësuarit” dhe në qoftëse kritikon me argumente atëherë duhet mbështetur dhe jo gjithmonë të etiketohet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)